Ballina Politika Ministria e Jashtme ruse i përgjigjet Ramës: Mos na hidhni fajin, zgjidhini...

Ministria e Jashtme ruse i përgjigjet Ramës: Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja!

68
0

Pas ideologut të Vladimir Putinit, Aleksandër Dugin, i cili përkrahu publikisht protestat e dhunshme të ditëve të fundit në Tiranë, sot ka dalë në skenë edhe Moska zyrtare. Në një postim në Telegram, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Vladimirovna Zaharova, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas raportimeve se ky i fundit kishte akuzuar Rusinë dhe Iranin si “duart e huaja” që fshihen pas protestave të dhunshme në Tiranë.

Në deklaratën e shpërndarë edhe nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zaharova i thotë Ramës që të mos ua hedhë fajin të tjerëve për situatën në vend, duke shkruar se janë vetë qytetarët shqiptarë që kanë dalë në protesta.

"Rusia dhe Irani, duart e huaja pas protestave"/ Ministria e Jashtme