Ballina Aktualitet Ndalimi i auto-ambulancave nga protestuesit, Urgjenca: Nuk transportojnë gaz lotsjellës, po rrezikoni...

Ndalimi i auto-ambulancave nga protestuesit, Urgjenca: Nuk transportojnë gaz lotsjellës, po rrezikoni jetët e pacientëve

60
0

Ministria e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar kategorikisht lajmet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sipas të cilave autoambulancat po përdoren për furnizimin me gaz lotsjellës gjatë protestave.

Në një njoftim për qytetarët dhe protestuesit, ministria sqaron se autoambulancat dhe ekipet mjekësore ndodhen në terren vetëm për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për asistencë të menjëhershme mjekësore.

Ministria u bën thirrje qytetarëve të mos pengojnë qarkullimin e ambulancave dhe të shmangin aktet e dhunës ndaj mjeteve apo personelit shëndetësor.

Sipas njoftimit, pengimi i qarkullimit të autoambulancave vonon ndërhyrjet emergjente dhe rrezikon drejtpërdrejt jetën e pacientëve, si dhe sigurinë e ekipeve mjekësore.

Për të informuar qytetarët, ministria ka publikuar edhe listën e targave të autoambulancave që ndodhen aktualisht në shërbim aktiv:

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve dhe protestuesve të lejojnë lëvizjen e lirë të autoambulancave, në mënyrë që ekipet mjekësore të përmbushin misionin e tyre dhe të ofrojnë ndihmë në kohë për personat në nevojë.