Ballina Aktualitet “Mos të heshtim”, Inva Mula reagon për protestën: Intelektualë, artistë, prindër, motra...

“Mos të heshtim”, Inva Mula reagon për protestën: Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, reagoni

46
0

Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar në lidhje me protestën masive në Tiranë.

Inva Mula shprehet se duhet që të reagojnë intelektualët, artistët, prindërit, motrat e vëllezërit.

Mula citon edhe shkrimtarin francez Emile Zola dhe shprehjen e tij të famshme “Unë akuzoj”, duke denoncuar një padrejtësi dhe duke refuzuar heshtjen.

Postimi i Inva Mulës

Në vitin 1898, shkrimtari francez Émile Zola ngriti zërin me letrën e tij historike «J’accuse!» (Unë akuzoj!), duke denoncuar një padrejtësi dhe duke refuzuar heshtjen.

Në frymën e kësaj thirrjeje historike, le të mos heshtim!

Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, ju lutem, reagoni!

Nesër është vonë!

Mula2