Ballina Politika “Qeveritarët t’i thërrasin ndërgjegjes”/ Kikia: Tirana është në kaos! Të tregojnë kush...

“Qeveritarët t’i thërrasin ndërgjegjes”/ Kikia: Tirana është në kaos! Të tregojnë kush fshihet nëse ka vërtetë një “dorë të zezë”

57
0

Analisti Mentor Kikia e ka konsideruar kaotike situatën që po ndodh në Tiranë prej gjashtë ditësh tashmë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në një studio televizive Kikia tha se tashmë të gjitha rrugët e Tiranës janë në luftë. Ai tha se, nëse ka vërtet një dorë të zezë, ashtu siç pretendohet, qeveria duhet të informojë publikun. A po rrëshqet Tirana drejt kaosit?

Kikia: Unë besoj se ato paralajmërimet e ditës së parë për atë që do të ndodhte janë tashmë realitet. Nuk besoj se ka ndonjë pamje tjetër kaosi. Qyteti në flakë, në përplasje, njerëz të plagosur, arrestime, të rinj e adoleshentë, komisariate të mbushura. Kaosi nuk ka emër tjetër, nuk shpallet me vendim parlamenti.

Kjo është ajo që duhet bërë në mënyrë urgjente: ata që kanë në dorë qeverisjen duhet t’i thërrasin ndërgjegjes dhe vullnetit që kjo situatë të mos agravohet.

Ose, nëse ka arsye madhore për ta justifikuar atë që po ndodh, duhet informuar publiku. Shqiptarët po shohin atë që po ndodh, ndërsa kryeministri tha se është dora e një vendi të huaj, pa përmendur se cili, duke shtuar edhe Republikën e Iranit si ndërhyrëse të përhershme në çështjet shqiptare.