Ballina Aktualitet Kartëmonedha false mbi policët, protestuesit ironizojnë premtimin e Ramës për pagat e...

Kartëmonedha false mbi policët, protestuesit ironizojnë premtimin e Ramës për pagat e efektivëve

54
0

Një aksion simbolik dhe me doza të forta ironie është zhvilluar pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e shtatë të revoltës popullore.

Një grup protestuesish i është afruar kordonit të çeliktë të forcave të policisë duke hedhur drejt efektivëve një lumë kartëmonedhash të rreme.

Kjo lëvizje vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe e ndërtuar mbi sarkazëm ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili premtoi një shpërblim prej 2500 eurosh për protestuesit që do të largoheshin si dhe rritje pagash për uniformat e kaltra.