Ballina Politika Senatori amerikan, Gary Peters: Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të...

Senatori amerikan, Gary Peters: Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre dhe mbron sundimin e ligjit

39
0

Senatori amerikan, Gary Peters ka reaguar, lidhur me situatën e rëndë pas përplasjeve të policisë me studentët protestues. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, senatori amerikan, teksa shprehet i shqetësuar nga percipetimi i protestës, shkruan se autoritetet duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë.

Sipas tij, ata duhet të punojnë për të ulur tensionin dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

‘Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit. Prandaj do të vazhdoj të avokoj për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët’, përmbyll reagimin e tij senatori Gary Peters.

Mesazhi:

Jam thellësisht i shqetësuar nga situata në rritje në Shqipëri. Autoritetet lokale duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, dhe të gjithë në terren duhet të punojnë për të ulur tensionin dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

Michigan është shtëpia e një komuniteti të fortë dhe të gjallë shqiptaro-amerikan, dhe e di që këto zhvillime janë shumë personale për shumë banorë të Michiganit. Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit. Prandaj do të vazhdoj të avokoj për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët.