Ballina Aktualitet Bojkot në Universitetin e Korçës, pedagogët dhe studentët marshojnë në rrugët e...

Bojkot në Universitetin e Korçës, pedagogët dhe studentët marshojnë në rrugët e qytetit

46
0

Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në një marshim paqësor, në mbështetje të kërkesave të studentëve.

Fillimisht, pjesëmarrësit janë mbledhur në ambientet e universitetit, prej nga kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit.

Me këtë veprim, pedagogët dhe studentët shprehin solidaritetin me protestën studentore dhe mbështetjen për kërkesat e ngritura prej të rinjve.