Ballina Politika “Ish-drejtuesja e SHISH, servis për krimin e organizuar”/ Menaxhimi i protestës, Dervishi...

“Ish-drejtuesja e SHISH, servis për krimin e organizuar”/ Menaxhimi i protestës, Dervishi reagon ashpër: Policia në shërbim të krimit

75
0

Gazetari Lutfi Dervishi tha se dëmet e shkaktuar nga protesta e fundit e studentëve dhe gjimnazistëve janë minimale krahasuar me dëmet e tenderave publikë nga qeveria Rama.

I ftuar në nje studio televizive, gazetari theksoi se Policia e Shtetit ka marrë notë negative në protestën e fundit. Po ashtu ai u shpreh se oficerë dhe drejtues policie kanë qenë në shërbim të krimit.

“Dëmet e protestës janë minimale krahasuar me dëmet që i bëhen fondeve publike. Dhuna në protestë është minimale krahasuar me dhunën e talljes, dhunën e abuzimit, dhunën e përçmimit dhe dhunën e harrimit. Duhet kuptuar që është krijuar një shtresë njerëzish që s’kanë mundësi që të shkojnë emigrant dhe këta nxjerrin ligje që thonë do të ndalojmë emigrimin jashtë shtetit të këtyre.

Në këtë krizë ne shohim që Policia ka marrë notë negative, të paktën në mendimin tim personal, për shkak të thyerjes së ligjit dhe për shkak të vënies në shërbim si servis i krimit të organizuar. Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë…Ish-drejtuesja e SHISH servis për krimin e organizuar”.