Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të ndalë dhunën ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë kërkesat e qytetarëve.
Në reagimin e tij në ‘X’, McGovern thekson se njerëzit dalin në rrugë kur qeveria nuk u përgjigjet nevojave të publikut.
McGovern i bën thirrje qeverisë shqiptare t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të respektojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e qytetarëve.
Reagimi i kongresmenit republikan Jim McGovern:
Po i ndjek me shqetësim protestat në përshkallëzim në Shqipëri. Njerëzit dalin në rrugë kur qeveria nuk u përgjigjet nevojave të publikut.
E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore mbrohet nga e drejta ndërkombëtare.
Qeveria duhet t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e qytetarëve.







