Ballina Lifestyle Sylvester Stallone mbron rolin e vajzës së tij në filmin “Tulsa King”...

Sylvester Stallone mbron rolin e vajzës së tij në filmin “Tulsa King” dhe e pranon: Sigurisht, është nepotizëm

64
0

“Sigurisht që është nepotizëm!”/ Stallone mbron ndihmën për vajzën: Duam më të mirën për fëmijët tanë

Sylvester Stallone ka mbrojtur hapur vendimin për të ndihmuar vajzën e tij, Scarlet Rose Stallone, të siguronte një rol në serialin “Tulsa King”, ku ai është protagonist. Në një intervistë për USA Today, aktori 80-vjeçar pranoi se lidhja familjare i kishte dhënë një avantazh 24-vjeçares, por theksoi se mbështetja e prindit nuk garanton një karrierë të suksesshme.

“Sigurisht që është nepotizëm, idiot. Kjo është arsyeja pse jemi prindër. Duam më të mirën për fëmijët tanë. Pra, natyrisht, u japim atyre çdo avantazh që mundemi”, u shpreh Stallone, duke iu përgjigjur kritikave. Sipas tij, një prind mund të hapë një derë, por më pas janë aftësitë e fëmijës ato që përcaktojnë nëse do ta shfrytëzojë mundësinë. “A mund ta ruajnë atë nivel cilësie? Kjo nuk varet nga ne. Por nëse mund të hapësh një derë, atëherë do të shohim nëse kanë aftësinë ta kalojnë atë”, tha aktori.

Stallone pranoi se vajza mund ta ketë pasur më të lehtë të siguronte rolin, por shtoi se të qëndrosh në ekran përballë miliona shikuesve është një sfidë tjetër. Scarlet luan Spencerin në “Tulsa King” dhe pritet të ketë një rol më të madh në sezonin e katërt. Në serialin e krijuar nga Taylor Sheridan, Stallone interpreton Dwight “Gjeneralin” Manfredi, një mafioz që pas lirimit nga burgu dërgohet në Oklahoma. Për aktoren e re, puna me të atin ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tyre personale. Në një intervistë për PEOPLE gjatë PaleyFest NY 2026, ajo tregoi se xhirimet i kanë afruar dhe i kanë ndihmuar të njihen më mirë me njëri-tjetrin.

“Ai punonte gjatë gjithë kohës, kështu që fakti që më në fund arritëm të punojmë së bashku është një mundësi e mrekullueshme. Jemi bërë vërtet miq”, u shpreh ajo. Përveç “Tulsa King”, Scarlet ka punuar edhe me Mel Gibson në filmin “Hunting Season” dhe me Nicolas Cage në “Gunslingers”.