Ballina Lifestyle ​Catherine Zeta-Jones ankohet se rrjetet sociale po ‘vrasin misterin e filmave’

​Catherine Zeta-Jones ankohet se rrjetet sociale po ‘vrasin misterin e filmave’

44
0

Catherine Zeta-Jones e ndjen mallin për kohët e shkuara të Hollywood-it, kur njerëzit nuk dinin gjithçka rreth yjeve të filmit.

Aktorja e serisë “Wednesday” foli hapur për atë që i pëlqen në industri aktualisht, si dhe për atë që nuk e pëlqen, gjatë një interviste me “Awards Buzz”.

Në krye të listës së gjërave që Catherine nuk i pëlqen është sasia e madhe e informacionit që fansat mund të marrin për personazhet e famshme përmes rrjeteve sociale në ditët e sotme.

“Kishte diçka të mrekullueshme në faktin që nuk dihej gjithçka për aktorët – me kë zgjoheshin në mëngjes, çfarë hanin, ku bënin pazar, çfarë vishnin… Dhe, ndonëse rrjetet sociale kanë sjellë ndryshime të mëdha në shumë nivele, informacioni është i tepërt. Nuk kam nevojë të di: ‘A nuk u divorcua vallë nga bashkëshorti? A nuk pati ndonjë lidhje me dikë tjetër?’… Nuk dua t’i di këto gjëra… Bëhet fjalë për misterin që rrethon filmat, aktorët në televizion dhe njerëzit për të cilët shkon e ulesh në kinema për dy orë e gjysmë apo tri orë. Nuk kam nevojë për gjithë këtë informacion”.

Megjithatë, ka disa gjëra që Catherine i pëlqen t’i shohë në Hollywood për momentin, përfshirë mënyrën se si gratë po dominojnë industrinë.

“Kjo përkthehet në përmbajtje. Kjo do të thotë se aktorët gjejnë punë, ka njerëz si unë dhe një brez grash të moshës sime që hasin në projekte vërtet interesante dhe kanë mundësinë t’i realizojnë. Kjo më pëlqen shumë”.