Ballina Lifestyle ​Natalie Portman flet për herë të parë për fëmijën që pati me...

​Natalie Portman flet për herë të parë për fëmijën që pati me partnerin e saj të ri

36
0

Në një intervistë të re, Natalie Portman ka folur për herë të parë për fëmijën e saj të tretë, të cilin e pati me partnerin e saj, Tanguy Destable.

Aktorja zbuloi për Harper’s Bazaar se ardhja e foshnjës ka ndryshuar këndvështrimin e saj për jetën veçanërisht duke parë se sa shpejt janë rritur fëmijët e saj më të mëdhenj – djali 15-vjeçar Aleph dhe vajza 9-vjeçare Amalia, të cilët i ka me ish-bashkëshortin, Benjamin Millepied.

“Kjo më kujton se sa të vegjël ishin edhe ata jo shumë kohë më parë, dhe se sa shpejt janë shndërruar në njerëz të mrekullueshëm, me personalitetet, sensin e humorit dhe idetë e tyre”, tha Portman.

Ylli 45-vjeçar i filmit Black Swan tregoi se ardhja e një fëmije tjetër ka “sjellë shumë gëzim” dhe se ajo e sheh “të gjithë këtë përvojë si një mrekulli të vërtetë”, por ajo nuk e bëri të ditur emrin, gjininë apo datën e lindjes së foshnjës.

Aktorja u pa për herë të parë në publik me fëmijën e saj të tretë në fillim të shtatorit, kur Destable u fotografua duke e mbajtur foshnjën në një mbajtëse ndërsa ecnin nëpër Paris. Portman ishte veshur me një fustan blu të errët dhe atlete të bardha, ndërsa fotografët e kapën atë duke buzëqeshur.

Në prill, kur konfirmoi shtatzëninë e saj, Portman e përshkroi ardhjen e fëmijës si një “privilegj” dhe një “mrekulli”. Në atë kohë, ajo përmendi gjithashtu se ky do të ishte “me gjasë”, fëmija i saj i fundit.

“Këtë herë ndihem në paqe, sepse e njoh veten. E di me kë dua të kaloj kohë dhe me çfarë lloj njerëzish dua të rrethohem. Për këtë arsye, po e shijoj këtë përvojë çdo ditë,” deklaroi ajo.

Portman solli në jetë djalin e saj, Aleph, në vitin 2011, dhe vajzën, Amalia, në vitin 2017. Ajo dhe Millepied u ndanë në vitin 2023, pas më shumë se një dekade martesë, dhe ata i rrisin fëmijët së bashku.

Aktorja u pa për herë të parë me Destable, një DJ 46-vjeçar, i njohur me emrin artistik Tepr në vitin 2025. Çifti, në përgjithësi, e mban marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut.

Megjithatë, në një intervistë të fundit, Portman foli hapur për atë që ka më shumë rëndësi për të në jetë sot.

“Nuk kam turp ta them. Mendoj se, në fakt, gjithçka është shumë e thjeshtë: është e rëndësishme të jesh i sjellshëm me të tjerët, të duash dhe të dish të qeshësh. Kjo është e vetmja gjë që ka vërtet rëndësi. Kjo është pjesa më e bukur e këtyre viteve. Nëse diçka nuk sjell asgjë nga këto, nuk dua ta shpenzoj kohën time me të”.