Ballina Sport ‘Vozitja Vikinge’ e Botërorit, daullja e famshme u shit për vlerë rekord...

‘Vozitja Vikinge’ e Botërorit, daullja e famshme u shit për vlerë rekord në ankand

29
0

Daullja e të famshmes ‘Ro’ të Norvegjisë në Botërorin e kësaj vere është shitur në ankand për vlerën e 1.3 milionë koronave(124 mijë euro).

Blerësi i veglës muzikore që i jepte startin ‘Vozitjes Vikinge’ është Knut Ugland, pronar i një kompanie lundrimi, i cili deklaroi se e bëri këtë blerje për një kauzë të drejtë; të ardhurat që do të siguroheshin prej daulles do t’iu jepeshin Këshillit Norvegjez të Refugjatëve në mbështetje të refugjatëve.

Daullja e ‘Vozitjes Vikinge’ që u përdor nga Erling Haaland dhe nga mbreti Haakon kur kombëtarja norvegjeze u kthye në vend pas aventurës së saj në tokën amerikane, mbetet një pjesë e vogël e historisë norvegjeze dhe destinacioni i ardhshëm ende nuk është përcaktuar. Pronari i kompanisë së lundrimit dhe tani edhe i daulles, nuk e kishte imagjinuar kurrë që shifra e blejres së këtrij objekti do të ishte kaq e lartë. ‘Por është për një kauzë të drejtë dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi’-tha ai