Ballina Aktualitet Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet vendimi për mbylljen e hetimeve, 5...

Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet vendimi për mbylljen e hetimeve, 5 akuza për 15 krime të kryera

54
0

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve ndaj saj. Dosja pritet të dërgohet për gjykim.

Balluku akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në disa episode të hetuara nga SPAK.

Mbi ish-zv.kryeministren rëndojnë 5 akuza për 15 krime të kryera.

Së bashku me ish-zëvendëskryeministren, për gjykim pritet të dërgohen edhe ish-vartës të saj dhe biznesmenë të përfshirë në të njëjtën dosje.