Dallga e madhe e aferës së inceneratorëve tashmë ka goditur drejtpërdrejt majën e piramidës së pushtetit. Paralajmërimi i bujshëm i Mirel Mërtirit se do të “plasë bombën” nga arratia nuk ishte thjesht një blof politik. Burime konfidenciale bëjnë me dije se një prokuror i posaçëm i SPAK ka udhëtuar me urgjencë drejt Vjenës, ku ka marrë në pyetje “trurin” e inceneratorëve. Dëshmia e Mërtirit në tokën austriake mësohet se ka shokuar hetuesit e SPAK-ut dhe ka nxjerrë lakuriq të gjithë mekanizmin e zhvatjes milionëshe. Ai ka zbërthyer me emra, data dhe llogari bankare fijet e padukshme se si kanë lëvizur dhjetëra miliona euro nga arka e shtetit drejt xhepave të oligarkëve dhe pushtetarëve.
Kjo goditje vjen si një konfirmim i menjëhershëm i akuzave të forta të opozitës dhe dëshmive përvëluese të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si ideatorin, arkitektin dhe tutorin kryesor të kësaj afere mega-korruptive. Mësohet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) tashmë ka bërë gati fletë-thirrjen zyrtare për kryeministrin Rama. Hetuesit e posaçëm nuk mund t’i shmangen më pyetjes kryesore: Si u firmosën tenderat me shpejtësi skëterrë dhe kush e dha urdhrin për financimin e piramidës së plehrave apo “djegëseve”? Ditët në vijim pritet të sjellin zhvillime bombastike dhe dridhje të fuqishme në godinën e Kryeministrisë. Pra e gjithë kjo tregon se ora e llogaridhënies po troket dhe këtë herë, retorika politike nuk e shpëton dot arkitektin e pushtetit shefin e qeverisë shqiptare, Edi Ramën nga fleta e thirrjes së SPAK-ut.







