Pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, edhe Ergys Agasi pritet të transferohet.
Për transferimin e tij është firmosur urdhri përkatës nga Sadleva Bodo.
Ndërkohë, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DAP) kanë mbërritur në paraburgimin e Bradasheshit, ku ndodhet Agasi, për të kryer procedurat e transferimit.
Burgu ku do të transferohet mbahet sekret për arsye sigurie.







