Ballina Aktualitet Zbulohet qelia re e Ergys Agasit, ikën drejt burgut të Fierit

Zbulohet qelia re e Ergys Agasit, ikën drejt burgut të Fierit

37
0

Ergys Agasi, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, ka nxjerrë të gjitha rrobat dhe sendet personale që mbante në qelinë e burgut të Bradasheshit, duke u bërë aktualisht gati për tu transferuar në burgun e Fierit.

Gazetari Elton Qyno mëson se aktualisht policia e Burgjeve po kryen kontrollin rrutinë të sendeve dhe rrobave dhe shumë shpejt, Agasi pritet të hipë në furgonin e policisë, për të shkuar në Fier.

Qëndrimi i Agasit në Bradashesh zgjati vetëm pak kohë, pasi hyrja e tij në këtë IEVP u rregjistrua në fund të muajit Gusht 2026.

Gjatë kohës së qëndrimit në burgun e Bradasheshit, SPAK realizoi disa kontrolle në sektorin ku qëndronte i akomoduar Agasi, duke sekuestruar disa telefona.

Pas Veliajt, Agasi është banori më i ri i burgut të Fierit.