Ballina Aktualitet Gjykata e Apelit rrëzoi bojkotin, por avokatët nuk tërhiqen: Dështojnë 10 seanca,...

Gjykata e Apelit rrëzoi bojkotin, por avokatët nuk tërhiqen: Dështojnë 10 seanca, mes tyre për Beqajn dhe çiftin Meta-Kryemadhi

71
0

Burime për media konfirmuan se avokatët presin një qëndrim nga Dhoma pavarësisht vendimit në Administrative. Dhoma Kombëtare e Avokatisë pritet të ketë një mbledhje dhe më pas një qëndrim. Deri atëherë sipas tyre bojkoti qëndron në fuqi. Vetëm këtë të enjte kanë dështuar të paktën 10 seanca gjyqësore.

Pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit një ditë më parë e cila rrëzoi përkohësisht vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatëve për bojkotin e seancave në shkallën e parë në GJKKO, avokatët sërish nuk janë paraqitur në gjyqe.

Vetëm këtë të enjte kanë dështuar të paktën 10 seanca gjyqësore, përfshirë për çështjen Meta-Kryemadhi apo Ilir Beqja për dosjen e Sterilizimit.

Burimet konfirmuan se avokatët presin një qëndrim nga Dhoma pavarësisht vendimit në Administrative. Dhoma Kombëtare e Avokatisë pritet të ketë një mbledhje dhe më pas një qëndrim. Deri atëherë sipas tyre bojkoti qëndron në fuqi.

Bojkotimi i proceseve në GJKKO u mor si vendim që prej 9 shtatorit të kaluar si reagim ndaj një rregulloreje censuruese të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë.