Ballina Aktualitet Dhoma e Avokatëve ndërpret bojkotin në GJKKO, Maks Haxhia: Do të vijojmë...

Dhoma e Avokatëve ndërpret bojkotin në GJKKO, Maks Haxhia: Do të vijojmë betejën ligjore në Apelin Administrativ

43
0

Dhoma e Avokatëve ka vendosur që prej së hënës të ndërpresë bojkotin e avokatëve që vijon prej 2 muajsh për shkak të rregullores së GJKKO.

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia, tha se do të vijojnë betejën e tyre në Apelin e Gjykatës Administrative.

“Sot na u vu në dispozicion vendimi i Administratives së Apelit dhe masa provizore është që bojkoti të pezullohej. Në këto kushte, ky organ vendimmarrës, i bëmë prezent gjithë situatën, përpjekjet tona për zgjidhjen e këtij konflikti dhe Dhoma e Avokatisë ka qenë që në ditët e para, kemi qenë dhe  jemi që çdo gjë të zgjidhet me mirëkuptim e bisedime. U përdor autoriteti i karriges dhe s’është mirë që në këtë vend kaq të vogël të ndiqet me imponimin e autoritetit të karriges. Duke qenë përpara këtij realiteti, Këshilli i Përgjithshëm vendosi që në zbatim të këtij vendimi, të ndërpresë për shkak të ecurisë së këtij vendimi, të ndërpresë bojkotin duke filluar nga dita e hënë. Ndërkohë Këshilli përcaktoi edhe grupet e punës që do të paraqesin ankimin në rrugën ligjore për ecurinë”, tha Haxhia.