Një karikaturë ironizuese ndaj Arlind Qorit, e shpërndarë nga deputetët e Partisë Demokratike, po bën xhiron e rrjeteve sociale. Përmes saj, demokratët akuzojnë Qorin se po shërben si ‘vegël qorre’ e Edi Ramës në përpjekjet për të përçarë protestën studentore.
Ndërsa Partia Demokratike prej më shumë se 10 vitesh proteston kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës, Qori dhe aktivistët e tij po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga qeveria, duke drejtuar thirrje kundër partisë më të madhe opozitare në vend.







