Një moment tensioni ka pasur mes Belind Këlliçit dhe Tedi Blushit te Kryeministria. Këlliçi i revoltuar ka theksuar se po instalohet diktatura dhe kjo duhet ndaluar.
“Kjo që po ndodh është çmendur. Një shtet policor. Janë lëvizje paniku. Si mund të ndalohet pedagogu përse po ecën në rrugë.
Këtë nuk e ka bërë Ramiz Alia e bëjnë këta. Këtu po instalohet diktaturë , në mes të Europës në 2026. Të flet një bandit i maskuar pa shenja pa asnjë”, tha ai.







