Manchester City është befasuar në stadiumin “Etihad”, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Brightoni, në kuadër të javës së nëntë të Premier League.
Manchester City pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke rrezikuar pozitën në krye të tabelës. Tashmë, City ka vetëm dy pikë më shumë se Brightoni.
Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 11-të. Maxim De Cuyper gjendej në pozitë të mirë për të goditur, por zgjodhi të pasonte te bashkëlojtari i tij. Yasin Ayari pranoi bukur topin dhe me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të majtë mposhti portierin, duke i dhënë fitoren Brightonit, 0:1.
Brightoni konfirmon formën e mirë dhe vazhdon të ndjekë skuadrat e kreut.
Manchester City kryeson tabelën me 21 pikë, ndërsa Brightoni renditet në pozitën e tretë me 19 pikë.







