Modelja e njohur Heidi Klum ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe të veçantë, teksa mori pjesë në ceremoninë e ndriçimit të ndërtesës ikonike Empire State Building, në prag të festimeve të saj të famshme të Halloween-it.
Për këtë rast special, Heidi zgjodhi një fustan spektakolar me motive florale, me një dizajn dramatik dhe material që rridhte në mënyrë elegante, duke i dhënë pamjes së saj një pamje magjepsëse.
Ajo e kompletoi veshjen me këpucë elegante me majë të mprehtë dhe një manikyr me ngjyrë të theksuar, që i shtoi edhe më shumë finesë paraqitjes.
Heidi Klum njihet për festat e saj madhështore të Halloween-it dhe kostumet kreative që çdo vit bëhen temë diskutimi në mediat ndërkombëtare.
Edhe këtë herë, modelja dëshmoi se di si të jetë në qendër të vëmendjes me stilin dhe paraqitjet e saj të veçanta.







