Ballina Politika “Të rinjtë kërkojnë një frymë të re politike”/ Ish-deputeti i PD për...

“Të rinjtë kërkojnë një frymë të re politike”/ Ish-deputeti i PD për protestat: Ramën dhe Berishën mund t’i largojë vetëm vota!

60
0

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, ka komentuar protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një zhvillim të parashikueshëm pas një periudhe të gjatë reagimi qytetar.

Në një intervistë në një studio televizive Mustafaj u ndal te qëndrueshmëria e të rinjve në protesta, reagimi i qeverisë dhe kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se klima aktuale është anti-establishment dhe se shoqëria kërkon një frymë të re politike. Sipas tij, ndryshimi i pushtetit duhet të vijë përmes votës, ndërsa shton se po të kishte përballë kryeministrin e vendit, do t’i thoshte të jepte dorëheqjen.

“Do ti thoja këtë që po të them edhe ty. Jep dorëheqjen, trego se je burrë shteti. Një burrë shteti jep dorëheqjen. Po t’ia kërkonin këtë gjë në Francë apo Gjermani, kryeministri do të jepte dorëheqjen. Është e padiskutueshme, eksperienca demokratike kjo është”, u shpreh Besnik Mustafaj.

Pjesë nga intervista:

Besnik Mustafaj: Janë sot protestat, sa prindër ke që ju thonë fëmijëve çdo ti atje? Mos dil. Dikush me sinqeritet e dikush me shejtanllëk të bëjnë edhe shantazh. Thonë ti mbështet dhunën.

Gazetarja: E meqenëse jemi te protesta, ti ke deklaruar se është një vazhdimësi normale e kësaj proteste.

Besnik Mustafaj: Jo, kam thënë është një vazhdimësi e parashikueshme. Një rini si kjo e jona u tregua jashtëzakonisht e durueshme, duke protestuar 130 e ca ditë. Pra gati 5 muaj, natë për natë, pa thyer një xham. E kërkesën që i bënin Edi Ramës për dorëheqje ia bënin me melodi. Kryeministri dhe gjithë ekipi politik udhëheqës i vendit i shpërfilli plotësisht.

Dhe detyrimisht do të vinte një moment, se këta janë të rinj, do ta humbnin durimin.  E a është e dhunshme apo jo, ata që i gjykojnë kështu le të shohin çfarë ndodh në Paris, le të shohin çfarë ndodh në Milano.

Gazetarja: Që janë për krejt të tjera motive

Besnik Mustafaj: Nuk kanë kërkesa politike. Është ik, u lodhëm me ty, nuk të duam më. E në këtë kuptim, i pari që duhej ta lexonte politikisht, se prandaj ekziston atje i paguar nga ne, është vetë kryeministri. Ai duhet të parashikonte, ai duhet të jetë një hap përpara opinionit publik në analizën dhe në parashikimet e asaj çka mund të ndodhë nesër nga kjo. Ai nuk ishte, ai ndihej plotësisht i sigurt. Se ishte mësuar më përpara, në 2018 kur pati protestën e studentëve, i manipuloi, iu dha ca premtime, ata i besuan dhe shkuan në shtëpi. Tani këta studentë nuk janë ata të 2018 por kanë memorien e 2018-s.

Gazetarja: Sot protestuesit e rinj u kërkojnë të dyve që të zhduken nga hapërisa politike

Besnik Mustafaj: Shiko, kjo është një lëvizje tani. E një lëvizje ka brenda shumë rryma, nga e majta tek ekstremi i djathë. Nga ekstremi i majtë deri tek ekstremi i djathtë. Se me u nis nga fjalimet dhe parullat që sheh aty, të zë frika. Po ne nuk e dimë se sa për qind e atyre thonë ‘Berisha në burë, Rama në burg’. Nuk i dimë këto. Këto i vërteton vota, kutia e votimit. Pot një gjë është e sigurte, që klima e përgjithshme është anti establishment. Kërkojnë një frymë të re politike.

Gazetarja: Kush është problemi që të largohen të dy nga

Besnik Mustafaj: Problemi është se vota duhet t’i largojë. Nuk mund t’i largojë gjë tjetër, të jemi realistë. S’dua thotë ai. Po të dojë le të largohet, ku ta gjesh të ikë me dëshirë.

Gazetarja: Po në qoftë se ti do ishe tani protestues, sipas teje?

Besnik Mustafaj: Unë jam gjithnjë i votës. Unë besoj te vota. Pra nuk ka rëndësi për mua, unë as Edi Ramës nuk i them ik. Unë votoj kundër tij. Po të isha Edi Rama unë, do ta çoja vendin në zgjedhje.

Gazetarja: Po ta kishe përballë çfarë do ti thoje?

Besnik Mustafaj: Do ti thoja këtë që po të them edhe ty. Jep dorëheqjen, trego se je burrë shteti. Një burrë shteti jep dorëheqjen. Po t’ia kërkonin këtë gjë në Francë apo Gjermani, kryeministri do të jepte dorëheqjen. Është e padiskutueshme, eksperienca demokratike kjo është.

Gazetarja: Ti keq qenë përballë Edi Ramës në një garë politike.

Besnik Mustafaj: Ai ishte në fillimet e tij, kishte një vit e gjysmë që kishte ardhë.

Gazetarja: Pse mendon se ndodhi? Pse pati ai më shumë vota?

Besnik Mustafaj: Ka shumë arsye, po një nga arsyet është se PD-ja vinte nga ’97 në 2000, ishte shumë afër. Mosbesimi ndaj Partisë Demokratike ishte shumë i madh. Unë nuk isha privatësisht, isha përfaqësues i PD-së në atë garë.