Ballina Kronika “Plumbi i Artë”/ SPAK kërkon deri në 35 vite burg, ja pretenca...

“Plumbi i Artë”/ SPAK kërkon deri në 35 vite burg, ja pretenca për Nuredin Dumanin dhe 14 të pandehurit e tjerë

117
0

SPAK ka shpallur pretencën për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”. Për të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, u kërkua dënimi me 10 vite burgim. Për Skerdi Tasen, po ashtu i penduar, u kërkua dënimi me 13 vjet. Ndërsa për të tretin të penduar, Erjon Alibej, i njohur si Krymi, po ashtu kërkohet dënimi me 15 vjet burg.

Të pandehurit akuzohen për krime të rënda, si atentate dhe grup kriminal.

Të pandehurit dhe masat e dënimit

Nuredin Dumani – 10 vite burg
Henrik Hoxha – 35 vite burg
Skerdi Tase – 13 vite burg
Erion Alibej – 15 vite burg
Besian Xhixha – 25 vite burg
Enver Diva – 25 vite burg
Xhulian Hoxha – 20 vite burg
Petrit Qoli – 25 vite burg
Agron Qoli – 20 vite burg
Asllan Plaku – 20 vite burg
Altin Ndoci – 25 vite burg
Fatos Gosa – 20 vite burg
Adrian Uzuni – 15 vite burg
Albert Pashaj – 15 vite burg
Gentian Sharra – 9 vite burg