Bayern Munih vazhdon serinë pozitive në Bundesliga, duke triumfuar me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj Mainz 05, në kuadër të javës së nëntë të kampionatit gjerman.Kampioni gjerman nuk njeh humbje pas nëntë xhirove të para, me bilanc prej gjashtë fitoreve dhe tri barazimeve.
Bavarezët e nisën mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 14-të. Pas një gabimi në mbrojtjen e Mainzit,Harry Kane përfitoi dhe asistoi te Joshua Kimmich, i cili me një goditje të saktë nga rreth 17 metra shënoi për 0:1.
Megjithatë, lajmi shqetësues për Bayernin erdhi në minutën e 42-të. Sipas mediumit gjerman “Kicker”, portieri dhe kapiteni Manuel Neuer ndjeu probleme fizike në këmbën e djathtë dhe u detyrua të largohej nga fusha. Në vend të tij u inkuadrua Jonas Urbig.
Në minutën e 57-të, Bayerni dyfishoi epërsinë. Laimer dërgoi topin në zonë te Harry Kane, i cili arriti ta rikthente në zotërim pas ndërhyrjes së Gruber dhe më pas asistoi për talentin Karl. Ky i fundit nuk gaboi nga afërsia për 0:2.
Mainzi nuk u dorëzua dhe arriti të ngushtonte rezultatin në minutën e 90+3. Phillip Tietz përfitoi nga një harkim brenda zonës dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin pranë shtyllës së majtë për 1:2.
Megjithatë, vendasit nuk patën kohë për më shumë dhe Bayerni u largua me tri pikë të plota.Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich kryeson tabelën me 21 pikë, ndërsa Mainz 05 renditet në pozitën e 11-të me 10 pikë.







