Ballina Aktualitet 163 ditë revoltë dhe asnjë tërheqje/ Qytetarët sërish në protestë para Kryeministrisë:...

163 ditë revoltë dhe asnjë tërheqje/ Qytetarët sërish në protestë para Kryeministrisë: Rama të largohet!

26
0

Prej 163 ditësh qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestat para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Protestuesit kanë bërë të qartë se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë, ndërsa theksojnë se kërkesa për dorëheqjen e tij është e panegociueshme.

Ata deklarojnë se do të vijojnë qëndrimin e tyre përballë Kryeministrisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre dhe duke mos tërhequr thirrjen për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë.