Edhe pse luan përkrah aktorit të njohur Johnny Depp, Ellie Bamber arriti të tërheqë gjithë vëmendjen në premierën e filmit “Ebenezer: A Christmas Carol”, e mbajtur të hënën në Londër.
Aktorja 29-vjeçare, e cila në filmin e bazuar në veprën e Charles Dickens interpreton personazhin Belle, u shfaq me një veshje mjaft elegante dhe provokuese, duke mahnitur të pranishmit në tapetin e kuq.
Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi me dantellë nga shtëpia e modës Maison Valentino, me mëngë të gjata dhe dekolte të theksuar në formë V-je. Fustani përfundonte me një fund të gjatë, me disa shtresa në ngjyrë bordo, që i jepte veshjes një pamje edhe më dramatike, shkruan Daily Mail.
Ylli britanik e kishte kompletuar paraqitjen me një gjerdan choker prej dantelle, vathë të gjatë argjendi dhe këpucë të zeza me taka shumë të larta.
Me flokët e saj të kuq të lëshuar në onde të lehta dhe me një buzëqeshje të vazhdueshme për fotografët, Ellie pozoi në tapetin e kuq të mbushur me yje, në kinemanë Odeon Luxe, në Leicester Square të Londrës.







