Ballina Lifestyle Minnie Driver shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq pas...

Minnie Driver shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq pas aksidentit të frikshëm, shkëlqen në premierën e filmit të ri

155
0

Aktorja dhe këngëtarja Minnie Driver është shfaqur për herë të parë në tapetin e kuq pas aksidentit të rëndë automobilistik që përjetoi në muajin gusht, duke dëshmuar se tashmë ka lënë pas atë përvojë të frikshme.

Ylli 56-vjeçar mori pjesë të hënën në premierën e filmit “Ebenezer: A Christmas Carol”, të mbajtur në Londër, ku tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante.

Driver kishte përjetuar një aksident pothuajse fatal në një rrugë rurale në Francë, në muajin gusht, teksa udhëtonte me një automjet elektrik Kia EV2. Pas aksidentit, ajo ishte fotografuar me mbajtëse për qafën, ndërsa kishte deklaruar se ndihej “mirënjohëse që ishte gjallë”, duke iu referuar përvojës që kishte kaluar, shkruan Daily Mail.

Në paraqitjen e saj të fundit publike, aktorja u shfaq në formë të mirë dhe me një buzëqeshje përpara fotografëve, duke pozuar me një fustan të zi të shkurtër, i cili i zbulonte këmbët dhe kishte një dekolte të theksuar.

Ajo e kishte kombinuar veshjen me një rrip të gjerë në bel, këpucë me taka të larta dhe vathë elegantë, duke kompletuar kështu paraqitjen e saj në premierën ku morën pjesë edhe emra të njohur të industrisë së filmit.