Carys Douglas, vajza e aktorëve të njohur Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një event të modës në New York.
23-vjeçarja mori pjesë të mërkurën në eventin “Gucci x Moda Operandi NYC Cocktail”, ku u shfaq me një kombinim të guximshëm, tërësisht në ngjyrë të zezë.
Ajo kishte zgjedhur një bluzë transparente me dantella, të hapur përpara dhe të bashkuar me një kapëse, të cilën e kishte veshur pa reçipeta. Pamjen e kompletoi me një fund të shkurtër të zi me dantella, geta të zeza dhe një çantë nga marka Gucci, shkruan Daily Mail.
Gjatë mbrëmjes, Carys u fotografua edhe me të ftuar të tjerë, përfshirë modelen Aweng Chuol.
Paraqitja e saj vjen në një kohë kur prindërit kanë komentuar publikisht etiketimin e fëmijëve të tyre si “nepo babies”, një term që përdoret për personat që përfitojnë nga lidhjet familjare në industrinë e argëtimit.
Michael Douglas ka shprehur pakënaqësinë për këtë etiketim, ndërsa Catherine Zeta-Jones ka treguar se ajo dhe bashkëshorti janë përpjekur t’i përgatisin fëmijët për sfidat e industrisë dhe t’i inkurajojnë që të dëshmojnë pasionin e tyre për artin.
Carys ka ndjekur rrugën e modelingut, ndërsa vëllai i saj, Dylan, është përfshirë në aktrim.







