Ballina Aktualitet Muzeu Hebraik në Vlorë, Aurel Plasari del në mbrojtje të godinës së...

Muzeu Hebraik në Vlorë, Aurel Plasari del në mbrojtje të godinës së Klubit “Labëria”

62
0

Studiuesi Aurel Plasari ka dalë në mbrojtje të godinës historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria” në Vlorë. Në një reagim në rrjetet sociale, ai kundërshtoi çdo ndërhyrje në kuadër të projektit për ngritjen e Muzeut Hebraik që mund të çojë në tjetërsimin e godinës.

Plasari theksoi se monumentet e trashëgimisë kulturore kanë vlerë përtej turizmit. Ai i cilësoi ato si një “shkollë të gjallë” për brezat e rinj, që përmes tyre mund të njohin dhe të vlerësojnë historinë e vendit.

Reagimi vjen në një kohë kur projekti i Muzeut Hebraik ka nxitur diskutime për ruajtjen e identitetit historik të godinës. Studiues, qytetarë dhe Shoqata “Labëria – Nderi i Kombit” kanë shprehur shqetësim për të ardhmen e saj.

Postimi i plotë i Aurel Plasarit

“PRO MBROJTJES SË KLUBIT ‘LABËRIA’!

Kundër – krejtësisht kundër – tjetërsimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Monumentet e trashëgimisë kulturore nuk janë thjesht ‘asete turistike’. Sidomos nuk janë të tilla për atë shumicë turistësh, të cilët i shijojnë nëpër foto sitet historike që nuk kanë pasur kohë t’i shijojnë në vend, ngase kanë qenë të zënë duke bërë fotot.

Monumentet e trashëgimisë kulturore janë shkollë e gjallë për brezat e rinj të njëpasnjëshëm, për të njohur historinë e vendit të tyre, për ta respektuar atë, mirë do të ishte edhe për ta dashuruar”.