Ballina Aktualitet Shembet një masiv shkëmbor në Rrugën e Kombit, bllokohet përkohësisht qarkullimi drejt...

Shembet një masiv shkëmbor në Rrugën e Kombit, bllokohet përkohësisht qarkullimi drejt Morinit

27
0

Një masiv shkëmbor është shkëputur si pasojë e reshjeve të shiut pranë fshatit Bardhoc, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin në Rrugën e Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit.

Në momentin e rënies së gurëve, në atë segment nuk po kalonte asnjë automjet.

Firma e mirëmbajtjes ndërhyri me mjete të rënda për të larguar gurët nga rruga. Qarkullimi u normalizua brenda rreth një ore.