Ballina Politika “BALTOSJA”/ Zbardhen komunikimet e Sara Milas me drejtoreshën vendore: Lista bashkëngjitur duhet...

“BALTOSJA”/ Zbardhen komunikimet e Sara Milas me drejtoreshën vendore: Lista bashkëngjitur duhet miratuar, i kemi elektorat

40
0

Sara Mila ishte kandidate në listën e hapur të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kur i shkroi drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan.

“Listën bashkëlidhur duhet ta fusim në skemën e ndihmës ekonomike, se i kemi elektorat për zgjedhje”, i shkruante kandidatja drejtoreshës vendore.

Kjo e fundit ia dërgon këtë mesazh vartësit të saj në drejtori dhe i sqaron se “kandidatja ka këtë kërkesë që duhet të bëhet”.

Siç rezultoi më vonë nga hetimet, nga 110 familje që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, numri i tyre rritej në 320. Të gjithë përfituesit e ndihmës do të duhej të votonin në favor të Milas.

Mesazhi i deputetes aktuale të PS-së u zbulua në celularin e drejtoreshës, pas sekuestrimit nga Prokuroria e Elbasanit, e cila në atë kohë po e hetonte zyrtaren vendore nën dyshimet për shpërdorim detyre.

Dosja është transferuar tashmë në SPAK për shkaqe kompetence dhe Prokuroria e Posaçme po heton për veprën penale të korrupsionit zgjedhor. Hetuesit janë duke hetuar rolin e Milas, e cila del në komunikime të drejtpërdrejta me zyrtarët, të cilëve u kërkon të trajtojnë me ndihmë ekonomike edhe familjet që nuk u takon sipas ligjit, me qëllim që të votojnë në favor të saj. Sara Mila është deputetja më e votuar e qarkut Elbasan.