Këtë të shtunë (neser) socialistët, do të mbajnë Asamblenë në vendin e marrveshjeve “të ngjalave”. Ndonëse në media dhe në emisionet televizive aludohet se Rama do të flasë për Veliajn, kryeministri pritet të përqendrohet te protesta dhe përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit.
Burimet nga PS-ja kanë bërë me dije se pritet dyfishimi i numrit të drejtuesve politikë të qarqeve, nga 12 në 24. Kjo lëvizje, me sa duket, ka për qëllim forcimin e pozicioneve të kësaj force politike përpara zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027, por që gjithsesi mbetet ende në mendjen e Ramës.
Po të njëjtët burime bëjnë me dije se pritet që tre ministra të largohen duke qenë se do shpallen kandidatë në tre qytete kryesore, perfshi Tiranën , Elbasanin dhe Shkodrën.
Ministrat që pritet të largohen nga detyra për t’u përfshirë në garën elektorale të 9 majit janë Ervin Demo (ministri i Brendshëm), Enea Karakaçi (ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Andis Salla (ministri i Bujqësisë).
Surpriza është Ervin Demo, i cili përmendet si kandidat i mundshëm për Tiranën, megjithëse ende nuk ka rezultate të besueshme nga sondazhet që të konfirmojnë apo të hedhin poshtë këtë kandidaturë për drejtimin e kryeqytetit. Kjo mesa duket lidhet edhe me situatën e fundit në Tiranë, ku akuzat ndaj ministrit nuk kanë munguar për shkak të protestave.
Ndërkohë, Enea Karakaçit, drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Shkodër, pritet t’i besohet edhe kandidatura për drejtimin e kësaj bashkie, të cilën socialistët e fituan me Benet Becin.
Bashkia e Elbasanit, e cila me ndarjen e re territoriale është shndërruar në një “superbashki” për shkak të bashkimit me Cërrikun dhe Belshin, pritet t’i besohet Andis Sallës.

Duket se zgjedhjet e 9 majit do të jenë për socialistët jo vetëm një garë për fitimin e bashkive, por edhe një test për të matur nëse ata e gëzojnë ende besimin e votuesve.