Ballina Aktualitet Protestuesit presin Ramën me vezë në Manëz, gjuajnë drejt makinës së kryeministrit...

Protestuesit presin Ramën me vezë në Manëz, gjuajnë drejt makinës së kryeministrit gjatë rrugës drejt Asamblesë

24
0

Një grup protestuesish kanë pritur kryeministrin Edi Rama në zonën e Manëzit, teksa ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste.

Siç shihet edhe në pamjet filmike, protestuesit janë pozicionuar përgjatë rrugës dhe kanë qëlluar me vezë në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte kreu i qeverisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kalimit të eskortës së kryeministrit, ndërsa Rama po i drejtohej mbledhjes së socialistëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike dhe çështjet që lidhen me organizimin e Partisë Socialiste.