Ballina Ekonomia ‘Kredi pa interes, por ku blihet shtëpia?’/ Ekspertja: 60 mijë euro në...

‘Kredi pa interes, por ku blihet shtëpia?’/ Ekspertja: 60 mijë euro në Tiranë mjaftojnë vetëm për 27 m²

22
0

Qeveria parashikon kredi pa interes për blerjen e banesave deri në 60 mijë euro, por sipas ekspertes Armelinda Shtiza, kjo shumë në Tiranë mjafton për vetëm 27 metra katrorë. Për vitin 2027 janë planifikuar 1.25 miliardë lekë për strehimin, ndërsa mbetet e paqartë sa familje do të përfitojnë dhe nëse do të mund të sigurojnë një banesë të përshtatshme.

Të blesh një shtëpi po bëhet gjithnjë e më e vështirë për familjet e reja në Shqipëri. Çmimet e larta të apartamenteve dhe kostot e kredive po e kthejnë sigurimin e një banese në një sfidë financiare.

overlay-cleverPor sa mund t’i ndihmojë të rinjtë skema e re e qeverisë për kreditë pa interes?
Sipas përllogaritjeve të ekspertes së pasurive të paluajtshme, Armelinda Shtiza, me 60 mijë euro, në kushtet e çmimeve aktuale të tregut në Tiranë, mund të blihet një banesë prej vetëm 27 metrash katrorë.

Një sipërfaqe e tillë është e pamjaftueshme për nevojat e një familjeje, duke ngritur pikëpyetje mbi mundësinë reale që skema të sigurojë strehim të përshtatshëm për çiftet e reja.

Për vitin 2027, qeveria ka parashikuar 1.25 miliardë lekë për programet e strehimit. Një nga masat e reja është ofrimi i kredive me interes zero për blerjen e banesave me vlerë deri në 60 mijë euro.

Synimi është lehtësimi i barrës financiare për familjet që nuk përballojnë dot kushtet e tregut, por çmimet e larta të pronave mbeten pengesa kryesore.

Në kushtet kur çmimet e banesave mbeten të larta, mbetet për t’u parë sa familje do të përfitojnë nga skema e re dhe nëse mbështetja financiare do të jetë e mjaftueshme për të siguruar një strehim të përshtatshëm.