Papa Leo XIV ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë vizitës së tij në Peru. Kreu i kishës katolike ka vizituar Forcat Ajrore dhe është filmuar në kabinën e pilotimit të një helikopteri ushtarak, së bashku me pilotët.
Papa hipi në një helikopter Mi-17 të Forcave Ajrore Peruviane në Chiclayo dhe fluturoi rreth 40 minuta në lindje drejt qytetit malor Santa Cruz de Succhabamba, më shumë se 6,000 metra lartësi.
Një fotograf i Vatikanit e kapi atë me fytyrën afër dritares, duke parë shpatet që kalonin, teksa në një video të publikuar nga Forcat Ajrore, ai shihet teksa hyn në kabinën e pilotit dhe ulet midis dy pilotëve.







