Alesia Balliu ka ngritur akuza të forta ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, duke denoncuar 20 milionë euro tendera për të cilët KLSH ka konstatuar shkelje.
Balliu kërkon përgjegjësi për menaxhimin e fondeve publike, përmbytjet e përsëritura në qytet dhe përmendjen e emrit të Sakos në kontekstin e hetimeve të SPAK.
Denoncimi i Balliut:
Po, po, plot 20 milionë! E dëgjuat mirë, 20 milionë euro fonde në tenderë ku KLSH ka zbuluar shkelje! Emirjana Sako duhet të japë llogari për këtë skandal në Bashkinë e Durrësit!
Duget të japi llogari emri i saj lidhet edhe me hetimet e SPAK!
Duhet të japi llogari pse sa herë bie shi, Durrësi vetem përmbytet.
Emirjana Sako, për çfarë i duhesh Durrësit? Një kryetare që është me një këmbë në dyert e SPAK dhe me tjetrën në bashki!
Një kryetare që nuk arrin të zgjidhë asnjë problem, për çfarë i duhet Durrësit?
DURRËSI MERITON NJË KRYETARE QË I SHËRBEN QYTETIT, JO NJË KRYETARE TË MBULUAR NGA SKANDALET!







