Ballina Kronika Goditën me vezë eskortën e Ramës në Manëz, Gjykata e Durrësit liron...

Goditën me vezë eskortën e Ramës në Manëz, Gjykata e Durrësit liron dy protestuesit

69
0

Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin e Albi Demës dhe Edison Likajt, dy protestuesve të arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama në Manëz.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masave të sigurisë.

Dy protestuesit u arrestuan të shtunën nga Policia, nën dyshimin se kishin marrë pjesë në protestën gjatë së cilës u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, familjarë dhe të afërm të Demës dhe Likajt ishin mbledhur pranë ambienteve të Gjykatës së Durrësit, në pritje të vendimit për lirimin e tyre.