Aktorja 61-vjeçare kishte veshur një fustan të krijuar nga stilistja Monique Lhuillier, me jakë të lartë dhe zbukurime me motive lulesh, për këtë event ku morën pjesë shumë personazhe të njohur. Hurley dukej se kishte veshur një trupore të kuqe me dekolte të theksuar poshtë fustanit.
Ajo e kishte plotësuar veshjen me vathë të gjatë në ngjyrë argjendi, ndërsa flokët e saj brune i kishte stiluar në onde.
Sa i përket Cyrus, 65 vjeç, ai kishte zgjedhur një xhaketë kostumi prej kadifeje të zezë dhe pantallona të zeza. Këngëtari i hitit “Old Town Road” e kishte plotësuar pamjen me dy varëse me kryq dhe syze dielli.
Djali 24-vjeçar i Hurley-t, Damian, iu bashkua gjithashtu çiftit në këtë dalje mbrëmjeje.
Ndërkohë, ylli i filmit “Bedazzled” dhe Cyrus u shfaqën së bashku pas publikimit të lajmit nga Page Six, në tetor, se ata ishin fejuar pas më shumë se një viti lidhjeje.
Në atë kohë, burime konfirmuan lajmin për Page Six, pasi Hurley ishte parë duke pozuar në Instagram me një unazë të madhe diamanti.
Dyshja u njoh për herë të parë në sheshxhirimin e filmit të vitit 2022, “Christmas in Paradise”. Megjithatë, në atë kohë Cyrus ishte ende i martuar me tashmë ish-bashkëshorten e tij, Tish Cyrus, nga e cila u nda në prill të vitit 2022, pas gati tri dekadash martesë.
Artisti i njohur nga seriali “Hannah Montana” u martua më pas me Firerose në tetor të vitit 2023, por ata u divorcuan vitin pasues.
Hurley dhe Cyrus u rilidhën më vonë dhe e bënë publike marrëdhënien e tyre në prill të vitit 2025.
Që atëherë, aktorët janë shfaqur së bashku në disa evente në tapetin e kuq dhe kanë folur me entuziazëm për romancën e tyre, e cila po lulëzon, në disa intervista.
Së fundmi, Hurley zbuloi se ajo dhe Cyrus “do të jetojnë së bashku” gjatë kohës që ajo do të jetë duke xhiruar sezonin e dytë të serialit të Peacock, “The ‘Burbs”, në Los Anxhelos.
Gjatë podcastit “Off Air with Jane & Fi”, Hurley shpjegoi se ajo jeton “gjatë gjithë kohës” në Angli, ndërsa Cyrus banon në Tenesi.







