Ballina Lifestyle Ribashkim nostalgjik i yjeve të “The Hunger Games”, Jennifer Lawrence dhe Josh...

Ribashkim nostalgjik i yjeve të “The Hunger Games”, Jennifer Lawrence dhe Josh Hutcherson shfaqen sërish bashkë

27
0

Adhuruesit e filmit “The Hunger Games” kanë pasur një surprizë të veçantë, pasi aktorët Jennifer Lawrence dhe Josh Hutcherson janë ribashkuar në tapetin e kuq, më shumë se një dekadë pas suksesit të tyre në këtë sagë filmike.

Dy aktorët u shfaqën së bashku në premierën botërore të filmit “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping”, të mbajtur në New York. Ata pozuan për fotografët dhe rikthyen vëmendjen te personazhet që i bënë të njohur në mbarë botën, shkruan People, transmeton “Bota sot”.

Lawrence dhe Hutcherson luajtën përkatësisht Katniss Everdeen dhe Peeta Mellark në filmat e mëparshëm të serisë, duke u bërë ndër fytyrat më të dashura për fansat e kësaj historie.

Ribashkimi i tyre në premierë u prit me interes të madh, pasi ishte një nga paraqitjet e para të përbashkëta publike të dy yjeve pas shumë vitesh.

Filmi i ri, “Sunrise on the Reaping”, rikthen publikun në universin e njohur të “The Hunger Games” dhe pritet të shfaqet në kinema më 20 nëntor.