Ballina Politika ‘Pa mua jeni një m*t, unë jam më i madh se Partia’/...

‘Pa mua jeni një m*t, unë jam më i madh se Partia’/ Gazetari zbardh fjalën e Ramës në mbledhjen e Asamblesë me dyer të mbyllura, ja si reagoi sekretari i PS

45
0

Gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar se Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-ë, në takimin me dyer të mbyllura, mësohet të ketë thënë se kryeministri është i më i madh se Partia Socialiste.

Sipas Rakipit, kryeministri i ka dhënë mesazh socialistëve se: “Pa mua jeni një m*”.

overlay-cleverKëto pohime janë pranuar indirekt nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i cili nuk ka pranuar të flasë për deklaratat e Ramës, por ka thënë se: “mos prit nga unë të themi gjë që nuk duhet ta them”.

Në deklaratën e tij, Ylli Rakipi ka ironizuar me socialistët dhe grupin e PS, teksa ka thënë se ajo ka njerëz që vegjetojnë dhe që pasurohen shumë.

”Kishte raportime sikur Edi Rama ka thënë ne mbledhjen e Asamblesë se: Unë jam më i madh se Partia. Pa mua jeni një m*t.

Me thënë të drejtë, këtu edhe nuk e ka thënë edhe keq, po e ka thënë. Aty ka vetëm njerëz, njerëz që vegjetojnë dhe pasurohen shumë njerëz që vegjetojnë”- ka thëne Rakipi ne emision e tij te Pa Ekspozuarit.

Replikat Rakipi-Klosi

Ylli Rakipi: Kishte raportime sikur Edi Rama ka thënë ne mbledhjen e Asamblesë se: Unë jam më i madh se Partia. Pa mua jeni një m*t.  Me thënë të drejtë, këtu edhe nuk e ka thënë edhe keq, po e ka thënë. Aty ka vetëm njerëz, njerëz që vegjetojnë dhe pasurohen shumë njerëz që vegjetojnë.

Blendi Klosi: Nuk pranoj të merrem me çfarë ju keni për mesazhet tuaja. Do largohem unë nga emisioni dhe vazhdoni më tutje.

Ylli Rakipi: Mua ma thane shume njerëz këtë, por dakord mos dakord. Mua ma kane thëne shume njerëz mor burrë!

Blendi Klosi: Pak të paktën kaq njihemi bashkë dhe mos prit nga unë të themi gjë që nuk duhet ta them.

Ylli Rakipi: Jemi miq bashkë. Jo, po ka gjë që prish punën. Mos e thuaj kurrë se është se do thyesh disiplinën pastaj!

Blendi Klosi: Është punë unë po them nuk ka asnjë rëndësi se çfarë ne kemi diskutuar me njëri-tjetrin për aty. Tani po të thuash që Partia Socialiste nuk diskuton. Jo, ju e keni ndjekur…

Ylli Rakipi: Jo nuk e kemi thëne por aty ka njerëz tani që vegjetojnë dhe pasurohen shumë.