Ballina Europë Trafik kokaine në Itali/ Arrestohen dy shqiptarë, 49-vjeçari dyshohet si furnizuesi kryesor...

Trafik kokaine në Itali/ Arrestohen dy shqiptarë, 49-vjeçari dyshohet si furnizuesi kryesor i rrjetit

71
0

Pesë persona janë arrestuar në Itali, të dyshuar për trafikimin e kokainës. Mes autorëve janë edhe dy shqiptarë, të cilët jetonin në rajonin e Lombardisë. Njëri prej tyre, 49 vjeç dyshohet si furnizuesi kryesor i kokainës për zonën ku vepronte rrjeti nga autoritetet italiane.

Operacioni u krye nga Karabinierët, pas një hetimi që kishte nisur në muajin shkurt, kur policia sekuestroi disa gramë kokainë te persona që dyshohet se e kishin blerë atë në banesën e një 59-vjeçari.

Hetuesit zgjeruan kontrollet përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve, duke zbuluar një rrjet të dyshuar furnizimi dhe shpërndarjeje të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve paraprake kokaina u dërgohej klientëve drejtpërdrejt në banesa apo në vendet e tyre të punës.