Ballina Lifestyle Michael Jordan rrëfen ndenjën për Lola Bunny: Jam i dashuruar me të

Michael Jordan rrëfen ndenjën për Lola Bunny: Jam i dashuruar me të

33
0

Michael Jordan ka surprizuar me një deklaratë të veçantë për Lola Bunny, personazhin e famshëm të filmit të animuar “Space Jam”. Legjenda e basketbollit amerikan u shpreh se është i dashuruar me të, gjatë një interviste speciale të organizuar nga Jordan Brand me rastin e 30-vjetorit të filmit, i publikuar në vitin 1996.

“Jam i dashuruar me Lola-n (Bunny)”, deklaroi Jordan, duke rikthyer në vëmendje një prej personazheve më të njohur të filmit që bashkoi basketbollin me botën e animacionit.

Lola Bunny ishte një nga figurat kryesore të skuadrës Tune Squad dhe luajti një rol të rëndësishëm në aventurën kinematografike, e cila pati ndikim të madh jo vetëm në basketboll, por edhe në kulturën popullore.

Jordan shkoi edhe më tej në vlerësimin për personazhin, duke e krahasuar me rolin e tij në skuadër.

“Nëse unë isha Phil Jackson, atëherë ajo (Lola Bunny) ishte Michael Jordan i asaj skuadre”, u shpreh legjenda e NBA-së, duke iu referuar trajnerit të atëhershëm të Chicago Bulls.

Në këtë speciale morën pjesë edhe Chandni Parekh, zëri i Lola Bunny, ylli i WNBA-së Azzi Fudd, si dhe aktorja dhe këngëtarja Teyana Taylor.

Filmi “Space Jam”, që bashkoi Michael Jordan me personazhet e famshëm të Looney Tunes, mbetet një prej prodhimeve më ikonike sportive dhe argëtuese të viteve ’90. Tri dekada pas premierës, ai vazhdon të ruajë vendin e tij të veçantë në kujtesën e tifozëve të basketbollit dhe të kinemasë.