Pas publikimit të suksesshëm të albumit të tij solo Happy në nëntor 2024, Jin, anëtari i BTS, ka surprizuar sërish fansat me një projekt të ri muzikor.
Ai publikoi këngën ‘Close to You’, pjesë e kolonës zanore të K-drama-s “When the Stars Gossip”.
Kënga është ngjitur me shpejtësi në listat e iTunes në mbarë botën, duke u radhitur në “Top 10” në renditjen amerikane vetëm pak orë pas publikimit.
“Close to You” është e vetmja këngë në pjesën e tretë të kolonës zanore të serialit dhe tashmë është e disponueshme në platformën Spotify.
Ky sukses vjen vetëm disa muaj pas publikimit të këngës “Falling”, në bashkëpunim me artistin Taka, si dhe albumin e tij solo “Happy”, e cila arriti vendin e katërt në Billboard 200 në SHBA.
Disa nga këngët e albumit “Happy” janë “I’ll Be There” dhe “Running Wild”, ku me kënga e u bë një nga hitet më të njohura të Jin.
“I’ll Be There” e ngriti artistin në vendin e parë në tabelën botërore të shitjeve dixhitale të Billboard, ndërsa Running Ëild arriti kulmin në vendin e 53-të në listën e këngëve më të shikuara në SHBA.
Jin vazhdon të shkëlqejë si një artist solo, duke sjellë vazhdimisht muzikë të re që i frymëzon dhe emocionon fansat në mbarë botën