Ballina Aktualitet KLP transferon 5 prokurorë nga rrethet dhe emëron 3 të tjerë në...

KLP transferon 5 prokurorë nga rrethet dhe emëron 3 të tjerë në Prokurorinë e Përgjithshme

385
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar seancën plenare më 3 mars, ku ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Pritet që pesë prokurorë të transferohen nga rrethet në Prokurorinë e Tiranës dhe Elbasanit. Këta prokurorë janë:

  1. Enkeleda Hoxha, nga Kukësi në Tiranë
  2. Francesk Ganaj, nga Lezha në Tiranë
  3. Odeta Torodushi, nga Lezha në Tiranë
  4. Lediana Shkurti, nga Korça në Tiranë
  5. Xhoana Mehmeti, nga Dibra në Elbasan

Gjithashtu, Këshilli miratoi plotësimin e tre vendeve vakante për prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme përmes procedurës së ngritjes në detyrë. Këto vendime janë marrë me shumicë votash pas diskutimesh dhe janë mbështetur nga të gjithë anëtarët e Këshillit, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe misionit EU4JUSTICE.