Ballina Aktualitet Zgjedhjet e 11 majit/ Nga sot ndalohen rekrutimet në çdo ministri, drejtori...

Zgjedhjet e 11 majit/ Nga sot ndalohen rekrutimet në çdo ministri, drejtori dhe institucionet e vartësisë

50
0

Shtesa që ka miratuar Këshilli i Ministrave përmes nenit 91 të Kodit Zgjedhor, zgjeron kohëzgjatjen dhe kategoritë e institucioneve që nuk do të lejohen të shtojnë punonjësit për periudhën parazgjedhore.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, shpjegoi se ky ndalim do të zbatohet nga data 3 mars deri në 11 maj. Gjatë kësaj periudhe, institucionet e administratës publike, përfshirë ato që janë pjesë e shërbimit civil, nuk mund të realizojnë rekrutime.

Ministrja sqaroi se ky ndalim vlen për të gjitha institucionet në nivel qendror, por nuk zbatohet për ato në nivel vendor, siç janë bashkitë. Pavarësisht kësaj, për institucionet që mbulojnë infrastrukturën kritike, arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, mund të zhvillohen procedura rekrutimi, por kjo do të ndodhë vetëm përjashtimisht dhe pas 11 prillit, nuk do të lejohen rekrutime të reja.

Punonjësit e administratës publike do të mund të marrin pjesë në aktivitete zgjedhore vetëm jashtë orarit zyrtar të punës dhe pa shprehur preferenca politike gjatë këtyre aktiviteteve.