Ballina Europë Sulmohet në mënyrë të papritur kryetari i Partisë Republikane Popullore Turke, në...

Sulmohet në mënyrë të papritur kryetari i Partisë Republikane Popullore Turke, në Stamboll

15
0

Ozgur Ozel, Lideri i Partisë Republikane Popullore Turke (CHP), u sulmua sot pasi doli nga një tubim, raportuan mediat turke. Ozgur Ozel u afrua nga një burrë pas një takimi në Qendrën Kulturore Ataturk në Stamboll dhe e goditi me grusht. Sulmuesi i dyshuar 66-vjeçar, inicialet e të cilit janë të listuara si S.T, u arrestua nga policia.

Kreu i CHP-së u largua nga zona pas sulmit, i shoqëruar nga forcat e sigurisë. Zyra e prokurorit publik në Stamboll njoftoi se është hapur një hetim në lidhje me sulmin ndaj Ozgur Ozel, si dhe se sulmuesi është arrestuar dhe se publiku do të informohet për gjithçka në detaje. Sulmi ndaj udhëheqësit të CHP u dënua nga zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet, Omer Çelik.

“Çdo sulm ndaj një institucioni politik është i papranueshëm. Sulmuesi do të mbahet përgjegjës para ligjit”, tha Omer Celik.