Ballina Aktualitet “Shqipëria kërkon revolucion”/ Nuk ndalet revolta, nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt...

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Nuk ndalet revolta, nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

21
0

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së ditës së 103-të kundër qeverisë.

Qytetarët janë nisur në këmbë, të shoqëruar me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

“Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen” janë disa prej thirrjeve që janë dëgjuar gjatë marshimit.

Protestuesit pritet të vijojnë aksionin para Kryeministrisë, ndërsa protesta zhvillohet mes tensioneve politike dhe kërkesave për ndryshime në qeverisje.