Ish-mbrojtësi i kombëtares argjentinase, Luis Galvan, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare pasi vuante nga pneumonia.
Ai ishte titullar dhe luajti në të gjitha ndeshjet e Argjentinës në Kupën e Botës 1978, ku fitoi Botërorin.Një legjendë e Talleres de Cordoba, ku ai mbetet lojtari me më shumë paraqitje në historinë e klubit, ai gjithashtu mori pjesë në Kupën e Botës 1982, duke lënë gjurmët e Grazianit dhe Rosit në ndeshjen e humbur kundër Italisë.
“Mirupafshim, Luis. Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Luis Adolfo Galvan, emblemës së Klubit dhe Kampionit të Botës me Kombëtaren e Argjentinës në vitin 1978.
Shoqërojmë familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë dhe ngremë lutjet tona për pushimin e tij të përjetshëm. Luis vazhdoi të ishte i lidhur me klubin edhe pas daljes në pension, duke punuar në ekipet e të rinjve dhe në futbollin e femrave.
Përkushtimi i tij ishte themelor në formimin e brezave të rinj. Mirupafshim përgjithmonë Maestro”, shkroi Talleres de Córdoba në rrjetet e tyre sociale, ku Galvan është një idhull, duke luajtur 503 ndeshje në 17 sezone dhe duke qenë futbollisti që ka veshur më shumë herë fanellën e klubit.
“Shoqata Argjentinase e Futbollit, nëpërmjet Presidentit të saj Klaudio Tapia, shpreh ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mbrojtësit që fitoi kampionatin botëror me ekipin kombëtar argjentinas në vitin 1978, Luis Galvan, dhe u shpreh ngushëllimet e saj familjes dhe të dashurve të tij”, thuhet në mesazhin e federatës.